RENDITJA/ Derbi nuk lëviz Partizanin nga kreu, Egnatia dhe Laçi ndryshojnë “për mirë” në klasifikim

Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Supersfida e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” përfundoi në barazim 0-0.

Dinamo City u rikthye te fitorja, pasi mposhti Teutën me rezultatin 2-0.

Egnatia mori fitoren e radhës ndaj AF Elbasanit. Kampionët në fuqi dominuan në shtëpi dhe fituan me rezultatin 3-1.

Laçi mposhti në shtëpi Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0. Goli i shënuar në pjesën e parë nga Kouame vulosi fitoren për bardhezinjtë.

Pas një ecurie negative në kampionat, Bylis u rikthye te fitorja në shtëpi. Ballshiotët fituan ndaj Vllaznisë 1-0.

RENDITJA/ Derbi nuk lëviz Partizanin nga kreu, Egnatia dhe Laçi

Renditja e Superiores
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Konfirmoi largimin nga Vllaznia, Ildi Gruda prezantohet te kampionët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us