RENDITJA/ Egnatia nuk e lëshon “timonin” nga dora, Bylisi nuk i ndahet fundit as me debutimin e Mezanit

Egnatia vazhdon me hap kampioni. Me fitoren e sotme ndaj Partizanit rrogozhinasit nuk e lëshojnë kreun duke përçuare qartë mesazh se janë aty për titullin.

Të fitosh bindshëm ndaj rivalëve më të fortë ngfa kryeqyteti nuk është pak. Tabela është një provë e qartë, pasi djemtë e Egnatias janë të shkëputur 8 pikë nga vendi i dytë, pikërisht “Demat” e mposhtur sot.

Dinamo dhe Vllaznia me barazimin e marrë në Elbasan nuk dolën aspak të fituar. Asnjera palë nuk mban dot hapin e jeshilzinjve, me një sfidfë që u shqua më shumë për kartonët e kuq të prodhuar sesa për lojën.

Në fundin e renditjes gjërat nuk ndryshojnë pasi Bylisi dhe Elbasani ndajnë nga një pikë. Pika e parë nën drejtimin e vlonjatit Mezani nuk i shërben ballshiotëve që nuk i ndahen zonës së ftohtë duke qëndruar në vend të 7-të.

RENDITJA/ Egnatia nuk e lëshon "timonin" nga dora, Bylisi nuk i

Renditja e Superiores
Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us