Kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme kontrollet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe atyre speciale RENEA në Vlorë.
Për të pestën ditë radhazi, që prej vrasjes së një 22-vjeçari me snajper, blutë kanë rrethuar qytetin bregdetar duke ushtruar kontrolle intensive.
Detaje të reja janë zbuluar nga itinerari i autorëve, duke përfshirë këtu edhe faktin se dyshohet të kenë përdorur një makinë “BMË” për t’u larguar, mjet që është blerë pa kontratë në Elbasan.
22-vjeçari Gëzim Sinomati u vra me një plumb snajper që e preku në kokë, teksa kishte dalë në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë për të konsumuar një cigare.
Mbrëmjen e sotme kontrollet janë shtrirë deri në disa fshatra pranë Himarës, ndërsa në “shënjestër” kanë qenë makinat luksoze.