Rënia e euros, fasonët letër qeverisë: Të kompensohemi për humbjet


Sektori prodhues i veshjeve dhe këpucëve po kalon një situatë shumë alarmante për shkak të rënies së Euros e cila nuk po ndalet as gjatë muajit Nëntor.

Sipas shoqatës “Pro-Eksport Albania” përfaqësuese e 840 bizneseve në këtij sektori, nëpërmjet një letre drejtuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kërkojnë ndërhyje të menjëhershme pasi rrezikohen vendet e punës për 75 mijë punonjës.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve fasoneritë po rrezikojnë mbylljen, ndërsa heshtja dhe mos reagimi i qeverisë për situatën e tyre po i shtynë drejt emigrimit. Kriza e thellë e sektorit fason dëshmohet nga rënia e ndjeshme e eksporteve, ndaj kërkohet ndyrje e menjëhershme të qeverisë.

Muaj nëntor ka sjell një rënie drastike të euros, madje duke u ulur më shumë se sa arriti në muajin Gusht. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë Euro u këmbye këtë fundjavë me 102.43 lekë, ndërsa Dollari amerikan ka zbritur në 93.90 Lekë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us