Ernest Gjoka mund të qëndrojë te Skënderbeu në Kategorinë e Parë. “Korça Boom” raporton se do të respektohet kontrata e vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Trajneri Gjoka pasoi Ivan Gvozdenoviç në krye të Skënderbeut, pikërisht në fillimin e dhjetorit të kaluar. Përgjatë 21 ndeshjeve në kampionat, Gjoka numëroi me korçarët 6 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje. 25 pikë nuk rezultuan të mjaftueshme për të qëndruar.
Për plot 4 muaj, Skënderbeu do të fokusohet me projektin e ri ku fokusi është rikthimi në elitë.