REPLIKAT/ ”Je takuar me Bashën për marrëveshje para zgjedhjeve”, Shabani përplaset me Dhulin: Nuk i përgjigjem çdo qeni! Je qesharak

Endri Shabani dhe Skerdjan Dhuli nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme  në ‘Repolitix’.

Gjithçka filloi kur Dhuli, tha se Shabani dhe Lulzim Basha janë takuar kohët e fundit për të negociuar një listë të përbashkët para zgjedhjeve të 2025. Por gjithçka është kthyer mbrapsht sipas tij prej Erion Veliajt.

Shabani mohoi akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje dhe duke e quajtur Dhulin “qen”.

Replikat:

Skerdjan Dhuli: Lulzim Basha është takuar me Endri Shabanin për një marrëveshje në lista para zgjedhjeve. Takimin e kanë bërë në një lokal në rrugën e Elbasanit, pastaj ka ndërhyrë Veliaj dhe u prish. Shabani nuk del do deputetë me votat e veta do të hyjë në një listë me Lapaj. Ka dhe një opozitë tjetër që e prodhon Belinda Balluku, por nuk janë në studio dhe nuk po i them. Janë 3 opozita, nuk pranoj atë opozitë që prodhon Erion Veliaj.

Lajme të tjera |  Në burg apo liri me kusht? Fati i Veliajt vendoset nesër

Endri Shabani: Po shpif publikisht. Del një qen që leh. Po fyen publikisht. Nuk e njoh fare se kush është. E njoh si përfaqësues të Omonias. Me shpifje nuk vij këtu.

Dhuli: Ti je prezervativi i Erion Velisë.

Shabani: O nxirre atë ose iki nga emisioni. Më ke ftuar, ky zotëria nuk e di kë përfaqëson.

Dhuli: Përfaqësoj atë që ti nuk ke dinjitetin.

Shabani: Ç’është ky muhabet. Njerëz kaq qesharak.

Dhuli: Nuk gjendesh dot më kaq qesharak.

Shabani: Të tërheqi fyerjen. Ose nxirre. Ose po çohem unë. Ka ardhur me një mision. Shpif për marrëveshjet me Lulzim Bashën. Të më lehin qentë në rrugë, nuk i kthehem mbrapsht.

Lajme të tjera |  Ushqime të shtrenjta? Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë më 2024

Dhuli: Që të peshohesh me mua, duhet të kesh dinjitetin tim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us