Reshje bore në vend, trashësia mbi 50 cm, 500 familje pa drita. ARRSH: Kujdes!

Reshje shiu dhe dëbore janë regjistruar gjatë natës në vend. Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive dëbore, ku në segmentin rrugor Shtyllë- Panarit dëbora ka arritur trashësinë 50 cm. Ndërkohë, për shkak të motit të keq raportohet që rreth 500 familje në gjithë qarkun janë pa energji elektrike, ndërsa disa grupe të OSHE-së po punojnë në terren për rikthimin e energjisë.

Në këtë aks rrugor kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Rreshje bore ka patur edhe në Boboshticë dhe Dradhë, ku trashësia ka shkuar deri në 5 cm. Reshje dëbore janë regjistruar edhe në Malësinë e Krujës, në lartësitë e parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe të Malit me Gropa. Trashësia e dëborës shkon në rreth 15 cm.

Lajme të tjera |  PE-ja synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim për situatën në vend ku tregon se grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. ARRSH njofton se rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. ARSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us