Vranësira dhe reshjet e shiut do të mbizotërojnë gjatë gjithë paradites së kësaj të hëne. Në zonat veriore pritet të ketë edhe reshje të pakta shiu. Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë të dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 24°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-14 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.