Reshjet e borës/ Ja si paraqitet situata në Librazhd

 Situata problematike e krijuar nga moti me reshje të dendura dëbore në fshatrat e bashkive Librazhd e Përrenjas, duket se është qetësuar ndjeshëm. Pothuajse të gjitha rrugët rurale që u bllokuan nga dëbora, trashësia e të cilës në disa fshatra shkoi mbi 40 cm janë hapur dhe energjia elektrike është rikthyer.

Nënprefekti i Rrethit të Librazhdit, Josif Laska, e cilëson situatën e krijuar së fundi nga moti i keq nga më të vështirat gjatë këtij Dimri. Në të gjitha segmentet e bllokuara rrugore u punua me forca e mjete të shumta për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të rikthyer normalitetin dhe për të rritur shkallën e sigurisë në qarkullimin e automjeteve.

Edhe në qytetet Librazhd dhe Përrenjas ku ra borë, u morën masa për të evituar problematikat. Në fshatrat malorë të bashkive Elbasan e Gramsh rrugët janë pothuajse të hapura dhe energjia elektrike mungon në shumë pak lagje.

Lajme të tjera |  NATO mblidhet në Bruksel, Rutte: Të përgatitemi për luftë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us