Reshjet e dendura të shiut kthejnë Durrësin dhe Vlorën si Venecia, bllokohen disa rrugë

Që prej orëve të para të paradites së sotme, shirat e rrëmbyeshëm dhe pa ndërprerje kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë qytetin e Durrësit.

Zonat më të prekura si pasojë e reshjeve të dendura janë lagjja nr. 17, zona pranë stadiumit të qytetit, stacioni i trenit dhe hyrja dhe dalje nga ura e Dajlanit të qytetit, ku akset kryesore kalohen me vështirësi.

Uji ka dalë në trotuare dhe hyrjet e pallateve.  Përpos intensitetit të reshjeve, problem i vazhdueshëm në qytetin e Durrësit mbetet bllokimi i pusetave dhe kanalizimeve.

Edhe Vlora u shndërrua gati si Venecia.

Prezencë uji në disa prej akseve, si në zonën e Skelës, rruga pranë Bibliotekës Publike dhe pranë zonës së njohur ndryshe si “Albano e Romina”, që janë të përhershme nën pushtetin e ujit sa herë ka reshje të dendura.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Uji ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e automjeteve, por edhe të qytetarëve. Ka pasur probleme për shkak të bllokimit të kanalizimeve, duke sjellë edhe përmbytjen e akseve kryesore në qytet.

Vlora vijon të përballet me një problematikë të tille sa herë që ka reshje në qytet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us