Reshjet e shumta të shiut dhe të dëborës kanë sjellë probleme në rrugët e qarkut të Kukësit. Raportohet se inerte dhe gurë kanë rënë në disa rrugë të qarkut verior.
Për rënie të mëdha gurësh, që kanë vështirësuar qarkullimin, raportohet edhe në aksin rrugor që lidh Bajram Currin me Fierzën. Në akset ku kanë rënë më së shumti reshje bore, është duke u punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Edhe gjatë natës ka pasur reshje dëbore në akset Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë. Reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë mëngjesit.
Borëpastrueset kanë bërë pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërdarjen e kripës, për të eliminuar ngricat. Qarkullimi nuk ka shfaqur probleme në të gjitha akset./ZËRI/