Reshjet intensive të shiut “paralizojnë” Shkodrën

Bashkia e Shkodrës u përfshi sot nga reshje intensive shiu, por sipas të dhënave zyrtare nuk raportohen dëme të mëdha në banesa apo biznese.

Grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e situatës. Konkretisht në terren u angazhuan:

43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike

40 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve

14 efektivë të Policisë Bashkiake

12 efektiv të Forcave Zjarrfikëse

18 efektiv të Policisë së Shtetit

Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë. Situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër.

Lajme të tjera |  Java nis me diell, temperaturat maksimale arrijnë 25 gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us