Revolucion te Vllaznia/ Jo vetëm Brdariç dhe Osmani, ja lojtarët që pritet të largohen nga skuadra shkodrane

Revolucion te Vllaznia. Pas largimit të trajnerit Brdariç dhe drejtorit sportiv, Tefik Osmani, në kampin shkodran pritet të ketë të tjera “firo”. Kësaj here është radha e futbollistëve.  

Burime pranë kampit shkodranë bëjnë me dije se ka lojtarë të cilëve u përfundon kontrata dhe nuk do negociohet për rinovimin e tyre.  

I pari që do të marrë rrugën e largimit do të jetë mbrojtësi kroat Marko Juriç, por me shumë mundësi edhe Milosh Stojanoviç. 

E njëjta situatë pritet të jetë edhe me mesfushorin Amir Kahrimanoviç që nuk dha atë se çfarë pritej prej tij. 

Por këto tre futbollistë nuk do të jenë të vetmit që do të largohen dhe gjasat janë që atyre t’u bashkohen edhe 4-5 lojtarë të tjerë. Kjo do të thotë se Vllaznia e sezonit të ri do të ketë një formë dhe përbërje krejt tjetër. 
Lajme të tjera |  Klubi i Vllaznisë pa drejtor sportiv, reagon Tefik Osmani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us