Rey Manaj ndez polemika elektrizuese, Galatasaray ‘sherr’ me kanalin mediatik turk

Rey Manaj ka ndezur opinionin sportiv të Turqisë. Sulmuesi kuqezi i Sivasspor dëmtoi një prej lojtarëve të Kombëtares turke dhe kjo ka irrituar klubin e madh nga Stambolli, Galatasaray.

Vetë ekipi turk ka reaguar në rrjetet sociale rreth polemikave. ‘Luanët’ kanë mbetur të nervozuar me momentin e lëndimit të futbollistit të tyre nga Manj. Episodi ka nxitur një ‘sherr’ të madh mes verdhekuqve dhe BeinSports Turkiye, stacioni televiziv që transmeton takimet e Superligës turke.

Sipas Gallatës, transmetuesi zyrtar është pjesë e një komploti dhe tregon vetëm atë kënd që ju intereon atyre. Në rastin e ndërhyrjes së Reyt sipas klubit kampion në fuqi, kanali sportiv mban anën e shqiptarit.

Lajme të tjera |  “Gjigantët” gjermanë i “prishin” planet Igli Tares, ofertë për Ardon Jasharin

Madje, Galatasary kërcënon hapur stacionin tv se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për menaxhimin dhe keqtransmetimin e ndeshjeve.

‘Vala e të nxehtit’ ka filluar në Turqi dhe shkëndijë zjarrit i ka vënë Rey Manaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us