Rezultatet/ Braçe: Mirënjohës që më shihni si deputet, s’ka mbaruar, nuk do fal askënd që prek votat

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave në Tiranë vijon për kandidatët dhe ende mbeten shumë kuti për t’u hapur, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për transparencë në numërim. Braçe thotë se ende nuk ka përfunduar numërimi, ndërsa apelon që të numërohen me korrektësi të gjitha votat deri në fund. Ai iu bën thirrje numëruesve që të mos bëhen pjesë e manipulimeve që mund t’i përballin me ligjin

REAGIMI:

Faleminderit të gjithëve për urimet. Jam shumë mirënjohës që më shihni si deputet, por asgjë nuk ka mbaruar. Duhet numëruar çdo votë. Siç u numërua çdo votë e partisë, ashtu duhet numëruar çdo votë e çdo kandidati. Jo vetëm që të dal unë fitues apo të kem unë numrin e votave të mia, por që të marrë kuptim vota e popullit. Siç mori kuptim vota e popullit për partinë politike, tani janë vendet e përcaktuara të partive politike në kuvendin e republikës së Shqipërisë, ashtu duhet të marrë kuptim edhe vota e popullit për çdo kandidat. Një lutje kam tani që procesi është në nisje të tij, shkon për numëruesit e votave, do të doja që të numëronit drejt dhe korrektësisht çdo votë. Mos u bëni pjesë e proceseve që në fund të tyre mund t’ju përballin me ligjin. Gjithësecili nga ne ka mundësinë që edhe të kontrollojë online por edhe të marrë videon e çdo kutie votimi të numëruara, të fletëve të votimit të skanuara në kamera. Kështu që është e kotë që çdo përpjekje për t’ia marrë njërit dhe për t’ji dhënë tjetrit është e kotë. Nuk keni pse bëheni pjesë e një procesi që në fund mund të ketë përgjegjësi ligjore për gjithësecilin që bën të tilla marifete. Duke filluar nga Kamza e deri në njësinë nr.5, ku unë jam. Do t’ju lutesha shumë kijeni vath në vesh këtë gjë sepse ka shumë vlerë integriteti i këtij procesi deri në votën e fundit.

Lajme të tjera |  Noka akuzon mediat pas humbjes: “Ia bëtë fushatën”! I kthehen gazetarët: Pse ne ua kemi fajin që humbisni ju?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us