Rezultati i 11 majit/ Kajsiu: Berisha humbi nga braktisja. Haxhiu: Rama autokrat, Berisha një superautokrat në opozitë

Analisti Blendi Kajsiu deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se braktisja që iu bë Berishës në 11 maj nuk shpjegohet me krimin dhe patronazhistët, por sepse fatkeqësisht opozita prodhon gënjeshtra edhe më të mëdha se pushteti.

Ndërsa analisti Baton Haxhiu tha se ndërsa jemi pajtuar që kemi një autokrat në pushtet, gjithashtu kemi një superautokrat në opozitë.

Biseda

Kajsiu: Rama mund të rrëzohet, ndryshe nga Orban apo Putin nuk ka rrënjë shumë të thella. Elementi themelor për të rrëzuar pushtetin është e vërteta. Kjo duhet të ishte edhe roli i intelektualëve, këtë e ka luajtur edhe Bushati edhe Lubonja.

Pushteti prodhon gënjeshtra. Fatkeqësisht opozita prodhon gënjeshtra edhe më të mëdha se pushteti. E pabesueshme. Të thuash se Berisha nuk i humbi zgjedhjet, por ia vodhën, është gënjeshtër që qytetarët e nuhasin kollaj. Braktisja që iu bë Berishës nuk shpjegohet me krimin dhe patronazhistët.

Lajme të tjera |  Komentet e Ramës për rritjen e PAGËS së gjyqtarëve me 700 euro, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme!

Të gjitha sondazhet tregojnë se popullariteti i Berishës është më i ulët se i Ramës. Kur përmenda Venezuelën, e përmenda sepse popullariteti i kryeopozitarit është më i madh se i Madurës.

Berisha dhe PD, është institucioni më larg të vërtetës dhe që prodhon më shumë gënjeshtra. Ai sot thotë Meta është hero, nesër thotë është kriminel. Kur e pyet ti, thotë kjo është deklaratë politike.

Ju kishit aty para pak kohësh zonjën Adriana Kalaja, kryetarja e gjykatës së statutit të PD dhe ajo tha Berisha nuk mund të dorëhiqet se ka marrë në 2022 mandatin dhe ikën në 2026. Abilekaj i tha statuti thotë që pas humbjes jepet dorëheqja. Zonja tha ky është interpretimi im.

Haxhiu: Ju dhe Bushati, nuk keni sqaruar deri në fund të polemikës krejt procesin demokratik. Procesi e ka konkurueshmërinë, por esenca e asaj që keni debatuar, i mungon diçka. Jemi pajtuar që kemi autokrat në pushtet, por gjithashtu kemi një superautokrat në opozitë. Si mund të ndryshohet dhe fitohet beteja me një autokrat në pushtet, kur kemi një superautokrat në opozitë? Këto gjëra quhen demokraci e kapur. Është pikërisht kjo që nuk keni sqaruar në debatin tuaj.

Lajme të tjera |  “Pra fajin nuk e kanë mediat që i bëjnë g***jore qeverisë, por Flamur Noka që shkon atje?”, debat i ashpër Bushati-Haxhiu për median dhe opozitën

Kajsiu: Opozita, kur them fiton me të vërtetën, duhet të ofrojë një standard më të lartë. Ne kemi PS, të shndërruar në kazermë, por kemi degradim më të madh të PD, në shtojcë familjarë. Nuk ka zgjedhje në PS por as në PD. Nëse nuk ka demokraci brenda partive, nuk e ndërton dot jashtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us