“Rezultati ishte kryesor”, Kristjan Asllani: Shehu? Lojtar shumë teknik, kemi ngjashmëri në fushë

Fitorja 3-0 ndaj Andorrës ka sjellë një frymë pozitive te ekipi. Krisjtan Asllani ishte një nga protagonistët e kësaj sfide, i cili asistoi në golin e parë të kuqezinjve.

Pas sfidës mesfushori theksoi se ekipi reagoi shumë mirë. Ndër të tjera nënvizoi se me Julian SHehun u gjend shumë mirë në fushë.

“Rezultati ishte gjëja kryesor. Sot kishim topin, ndryshe nga Anglia. Kemi luajtur që nga fillimi dhe sigurisht që arritëm të bënim mirë.

3-shja me Shehun? Gjithë skuadra ka bërë mirë. Është një futbollist shumë teknik. U gjenda shumë mirë. Luajmë thuajse njëlloj para mbrojtjes. Bëri një ndeshje shumë të mirë dhe gaboi shumë pak.

Pse tenton të godasësh vetëm me të majtën? Nuk e tentoj gjithmonë. Se di pse kur godas topi shkon ashtu larg. Duhet të përmirësohem se kështu nuk bën.

Ritual para ndeshjes? Unë nuk kam asnjë, jam shumë i qetë dhe bëj më të mirën”, ka përfunduar mesfushori.

Lajme të tjera |  “Interi më me përvojë se ne”, Luis Enrique i bindur: Paris Saint-Germain e meriton trofeun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us