Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit.

“Kemi një PD të tkurrur. Nuk shoh një të ardhme. Sa kohë që Berisha të jetë në krye PD do të ketë vetëm një të shkuar dhe jo një të ardhme. Me dorëheqjen e Berishës do të ketë zhvillime të tjera.

Flasim për një parti që është kthyer në një parti që është rreth individit dhe jo rreth ideve. Berisha rreth vetes ka njerëz që i binden dhe e dëgjojnë”, tha Hajdari në A2 CNN..

Teksa e cilësoi Berishën si të shkuarën që mban rreth vetes njerëz të bindur, ish-deputetja Hajdari tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një hap pas.

“11 maji tregoi që demokracia në vend nuk funksionon. Është për të ardhur keq. Edhe sot kemi mbetje të komunizmit dhe nuk po i përmbysim dot. Edhe sot liderët politikë kanë ngjashmëri me ata që luftuam fort që t’i hiqnim. Rama përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të qëndruar në pushtet. Sistemi duhet ndryshuar dhe PD duhet të kishte bërë një përpjekje më të madhe për ta ndryshuar atë.

Lajme të tjera |  Edlira Çepani flet për humbjen e bashkëshortit: Dhimbja nuk kalon! Ajo që më mungon më shumë është…

Sistemi elektoral është gjeneza e të gjitha gjërave. Është e paprecedentë sesi Rama forcohet nga mandati në mandat. Këto zgjedhje ishin regres, bandat bashkëpunuan me pushtetin. PD duhet të kishte një program të konsoliduar kundër krimit të organizuar dhe duhet të shfaqte problemet që do të hasnin gjatë zgjedhjeve”, tha Hajdari.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us