“Rezultatin do e shënoj”/ A do t’i arrijë PS 80 mandate? Rama: Kemi makineri gjithmonë e më të sofistikuar në aspektin elektoral

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.Muhamed Veliu: Sa i arritshëm është objektivi i Partisë Socialiste për të fituar 80 mandate në këto zgjedhje?

Edi Rama: Nuk e di kush ju a ka thënë këtë objektiv. Objektivat tanë janë objektiva që lidhen sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. Ju e dini shumë mirë, ne bëjmë anketime të vazhdueshme. Kemi një instrument shumë të konsoliduar të anketimeve të brendshme që e bëjmë çdo muaj për arsyet që ne kemi, për të lexuar dhe kuptuar sa më mirë njerëzit.

Lajme të tjera |  Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje

Nga ana tjetër kemi një makineri gjithmonë e më të sofistikuar të PS në aspektin elektoral, që mbledh të dhëna në terren dhe mbi të gjitha këto, ne ndërtojmë dhe objektivat që nuk janë thjeshtë dëshira, por janë të bazuara në realitetin e fakteve dhe besoj që në pikën e Kuçit do e shkruaj se cili do të jetë rezultati edhe kësaj radhe dhe besoj që do dalë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us