Rihapet aksi bypass-Qafë Murrizë, në rrugën e Arbrit, e cila u bllokua një ditë më parë për shkak të reshjeve të dëbores. Raportohet se qarkullimi i mjeteve është hapur normalisht. Ndërkohë dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë – Klos- Ulëz, janë të hapura.
[Policia e Dibrës ka shtuar patrullat në rrugë për shkak të ngricave, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes. Po ashtu bëhet thirrje për përdorimin e omave dimërore.