Rihapet tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe 7-mujore.

Shumë qytetarë dhe makina kanë pritur orën 09:00 të kësaj të shtune për hapjen e tunelit, për të kaluar në krahun tjetër pa probleme.

Ky tunel do të jetë i hapur dhe pa pagesë për gjatë gjithë sezonit veror turistik deri më datën 15 shtator.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli i Llogorasë ka një shpejtësi rreth 80 km në orë.

Lajme të tjera |  “2.45 mln vizitorë në Shqipëri gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës”, Rama: Konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us