Afrimi i Rikes me Meritonin solli dyshime për një pëlqim të mundshëm mes dyshes Brenda shtëpisë më të famshme.
Gjatë shfaqjes së të martës ka qenë Rikja që i ka hedhur poshtë këto fjalë duke deklaruar se është në një lidhje me dikë jashtë shtëpisë.
Por si qëndron e vërteta?
Mikesha e saj, Anxhi Qerimi, tregon disa nga sekretet e banores së BBV.
Sipas saj Rikja po njihej me dikë para se të hynte në shtëpinë e Big Brother.
Ajo thotë se nuk ka pëlqim as për Meritonin dhe as për Romeon, me të cilët ndoshta pa dashur është futur në një trekëndësh dashurie.
“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrdhënie jashtë shtëpisë”, tha Anxhi.
Mund të ketë pëlqim për Romeon apo Meritonin?
“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjeshtë person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”, tregon shoqja e konkurrentes.
Anxhi tha se ka folur edhe me familjarët e Rikes, të cilët mendojnë se çdo gjë po shkon shumë mirë.
“Rikja di ti përballojë me delikatesë, nuk ia kemi frikën”, tha ajo në një intervitë për Top Channel.