Rikthehen ditët me diell, rriten lehtë temperaturat

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësia të pakta të cilat do të jenë kryesisht në juglindje të vendit, aty ku edhe deri në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe në lartësinë mbi 900 metra reshje bore.

Dita e diel do të ketë mot të kthjellët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Lajme të tjera |  E diela për plazh, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperaturat deri në 38 gradë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us