Rikthehen emocionet e Kategorisë së Dytë në fundjavë, dy klubet fqinje përballen në derbi

Këtë të diel rikthehen emocionet e Kategorisë së Dytë. Një derbi mjaft interesant vjen këtë fundjavë për këdo që ndjek këto nivele të futbollit shqiptar.

Përballja më e spikatur është ajo mes Delvinës dhe Butrintit. Stadiumi i “Trojanëve” do të jetë epiqendra e emocioneve në nivelin e tretë të futbollit shqiptar. Derbi midis dy qyteteve fqinje shquhet për rivalitetin e fortë që përçon si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Atmosfera pritet që të jetë edhe më elektrizuese pasi është e para sfidë për vitin 2025.

Dy ekipet historikisht janë “ngrënë” me njeri-tjetrin. Butrinti ka bërë shumë lëvizje në merkato, me largime po edhe prurje të shumta. Jo më pak kanë bërë dhe delvinjotët, që përafruan ish-mbrojtësin e Besës Dickson disa javë më parë

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us