Rikthehen ngricat dhe bora në gjithë Shqipërinë, temperatura deri në -5 gradë

Temperaturat e larta të ditës së mërkurës, nuk do të zgjasin për shumë gjatë. Duke filluar që nga mbrëmja e sotme, reshjet e shiu, dëbora dhe era e fortë, do të vijojnë për disa ditë. Meteorologia Lajda Porja, bëri me dije se dita e enjte do të ketë rrebeshe intensive shiu në ultësirën perëndimore pothuajse gjatë gjithë ditës.

“Sot edhe pse temperaturat janë 19 gradë, vranësirat janë prezente ka dhe lagështirë. Megjithatë sonte në mbrëmje presim zhvillim të vranësirave, do të kemi reshje që do të fillojnë ne veri, veriperëndim, dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin. Madje dita e enjte të jetë me reshje intensive, rrebeshe, madje në ultësirën perëndimore, pothuajse gjithë ditës”, tha Porja.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

Sa i takon temperaturave, do të ketë një rënie drastike të tyre, të cilat do të arrijnë deri në -5 gradë. “Mbrëmjen e se enjtes dhe dita e premte të ketë një rënie të temperaturave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksimalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha Porja.

Ndërkohë dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka paralajmëruar se do të ketë përkeqësim të situatës detare. Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us