Rikthehen reshjet e borës! Zbardhet veriu dhe juglindja, Policia apel drejtuesve të mjeteve

Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në veri dhe juglindje të vendit. Kukësi, Dira, Puka e Shkodra janë përfshirë nga moti i keq me era, reshje shiu e dëbore si dhe ulje temperaturash.

Borëpastrueset në Shkodër e Pukë mësohet se janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht ndonëse nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve. Drejtuesit e automjeteve  këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore‍ dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

Lajme të tjera |  Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us