Juventus mbrëmë ka bërë suprizën, teksa fitoi kundër Napolit dhe tashmë janë në krye të kampionatit italian. Beteja e tyre për kreun e klasifikimit tashmë është me Interin, teksa torinezët kanë 1 pikë më tepër, por kanë luajtur 1 ndeshje më shumë.
Fitorja ndaj Napolit ngre moralin e ekipit, pasi u përballën me një nga skuadrat më të forta në kampionat. Napolitanët dominuan në mbajtjen e topit, por torinezët ishin ata që ishin më të saktë përpara portës. Ndeshjen e zgjidhi një gol i një mbrojtësi si Frederico Gatti.
Pas kësaj sfide, Napoli zhytet në krizë, teksa ndodhet në vendin e 5 në tabelë. Ndërsa, Juventus tashmë ka 36 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje të luajtura. Rivali i bardhezinjve, Inter ndeshet sot me Udinezen dhe vetëm fitorja do i ngjiste sërish të parët në klasifikim. Në lidhje me 3 pikëshin e fituar ndaj Napolit, bardhezinjtë janë përgëzuar nga trajneri Massimiliano Allegri. Ai tha se pa një ekip të konsoliduar, që luan kokëulur.
“Pas kësaj fitoreje, Napoli është pas nesh plot 12 pikë. Është një fitore shumë e rëndësishme, që vlen së tepërmi. U treguam tepër të fortë në momentet kritike të sfidës. Duhet të luajmë kështu dhe të korrim rezultate, duke qenë kokëulur e të punojmë fort për titullin. Të mendojmë të tashmen dhe si të përmirësohemi. Puna na çon drejt titullit, asgjë tjetër”, ka deklaruar Allegri. Juventus aktualisht kryeson Seria A, ndjekur nga Inter.