Rikthim i bujshëm? Egnatia e shiti në Turqi, ish-kapiteni del lojtar i lirë dhe ndjek në tribunë sfidën me Partizanin

Xhekson Kenio ndodhet sot në tribunën e stadiumit “Arena Egnatia”, duke ndjekur sfidën Egnatia-Partizani. Ish-kapiteni i rrogozhinasve është aktualisht lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Istanbulspor në Turqi.

Kujtojmë se Egnatia e shiti kartonin e tij në verën e vitit 2023. Xhekson ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit më parë.

Një rikthim i tij do të ishte i bujshëm. Vlera aktuale në “Transfermarkt” është 700 mijë euro, kështu do e bënte lojtarin më të vlerësuar për kampionatin shqiptar.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us