Rikthim i bujshëm/ Konte drejt largimit të sigurt, te Napoli nuk humbin kohë dhe gjejnë zëvendësuesin

Antonio Konte nuk pritet të vazhdojë te Napoli. Dhe pse u shpall kampion me Napolin, trajneri italian nuk ka shfaqur dëshirë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe pse ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Për këtë situatë, vetë presidenti De Laurentis bëri të ditur se do të respektohet vullneti i Kontes. Te Napoli nuk kanë humbur kohë dhe kanë piketuar zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për Masimiliano Alegrin. Kështu do të kalohet nga një trajner kampion te tjetri. Alegri numëron gjashtë tituj në Seria A ku pesë i ka fituar me Juven dhe një tjetër me Milanin.

Alegri është pa skuadër prej një viti. Për të do të ishte rikthim i bujshëm, pasi më parë Alegri luante me fanellën e Napolit.

PANORAMASPORT.AL

Lajme të tjera |  Nuk shënoi dot, reagon Jasir Asani: Topi nuk donte të hynte në rrjetë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us