Vusal Isgandarli me shumë mundësi do të rikthehet në Superiore. Është ekipi i Partizanit, i cili ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e sulmuesit nga Azerbajxhani.
Momentalisht 29-vjeçari aktivizohet me Boluspor në Turqi, por po mendon seriozisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pikërisht me “Demat e Kuq”. Kujtojmë se më herët, azeri ka mbajtur veshur fanellën e Egnatias.
Me Egnatias, Isgandarli ka luajtur nga korriku i 2023-shit deri në janar të vitit 2024. Në 20 ndeshje me rrogozhinasit, Isgandarli ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.