Rikthim në Europë? Al Itihad merr ofertën zyrtare për Mario Mitajn

Mario Mitaj mund të ketë rikthimin e bujshëm në Europë. Al Itihad ka marrë ofertë zyrtare në klub për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që shkëlqeu në edicionin e fundit.

Klubi me ofertën zyrtare nuk bëhet i ditur, ndërsa janë disa pas tij. Zgjedhja e Arabisë nuk ka ndikuar për keq te Mitaj, që vazhdon të konsiderohet e tashmja dhe ardhmja për Shqipërinë.

Al Itihad u shpall kampion dhe vështirë të heqë dorë nga një lojtar si Mitaj. Klubi arab shpezoi rreth 5 milionë euro për afrimin e tij nga Lokomotiva e Moskës.

21-vjeçari konsiderohet titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Dramë në Botërorin e klubeve! Benfika dhe Çelsi mbyllin me pesë gola ndeshjen që u ndërpre për dy orë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us