‘Rikthimi’ i ish kreut të policisë/ Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano për ‘FBI’-në shqiptare

Sot përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm.

Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është pesë vjet.

Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Lajme të tjera |  "Nxehen" çmimet në bregdet, stepen blerësit e huaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us