Pas thuajse dy vitesh, do të rimblidhet sot në orën 11:00 Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.
OSBE/ODIHR ka theksuar gatishmërinë se është e gatshme për të asistuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Mesazhi u përcoll edhe nga kryesuesja e misionit të OSBE (17 janar) përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi përmbylli ciklin e takimeve me bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, Damian Gjiknurin e Enkelejd Alibeajn, edhe me Gazment Bardhin.
Bardhi, i cili kundërshton përfaqësimin e opozitës me Enkelejd Alibeajn në tryezën e reformës zgjedhore tha se ia bëri të qartë përfaqësuesve të OSBE, se rinisja e punës është farsë.
‘Për opozitën është një tallje e madhe me shqiptarët farsa e “rifillimit të punës” vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsëritur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë.’- tha Bardhi