Archange Bintsouka prej javësh ka qenë “çështje” te Partizani, por më në fund palët arritën marrëveshjen për rinovimin. Kështu sulmuesi firmosi kontratën e re dhe tashmë edhe për 2 sezone të tjera do të jetë “dem” i kuq.
Por me rinovimin nuk kanë marrë fund “hallet” për Skënder Gegën. Ky i fundit nuk do ta llogarisë kongolezin për duelet e Kupave të Europës. Kjo pasi 22-vjeçari vazhdon të jetë ende në Kongo dhe ka humbur kështu përgatitjet për sezonin e ri.
Nuk dihet ende se kur Bintsouka do të rikthehet në Shqipëri, por e sigurtë është që sulmuesi ka humbur ndeshjet me Kalju. Takimi i parë do të luhet më 10 korrik në orën 18:45 në transfertë, ndërsa ndeshja e dytë më 17 korrik në “Air Albania”.