Rinumërimi i votave në Tiranë, të hapura 939 kuti! PD ka humbur më shumë vota. Lëvizjet, nga Tabaku e Alimehmeti, te Xhaçka e Gjylameti

Pritet të vijojë për të tetën ditë rinumërimi i votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës, proces që zhvillohet në pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’, ku deri më tani janë hapur 939 kuti. Deri më tani, rihapja e kutive ka treguar se lëvizjet e votës kanë qenë minimale.

Deri më tani janë zbuluar gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim as në mandatet e partive politike por as në renditjen e kandidatëve të listës së parë. Më konkretisht, PD kryeson me numrin më të madh të votave të humbura, 502 vota, që i rezultojnë të marra padrejtësisht nga numërimi fillestar, ndërsa PS 334 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet humb gjithashtu 36 vota, të cilat i ka marrë pa meritë nga numërimi fillestar. 55 vota të pamerituara rezulton se kishte edhe Lëvizja Bashkë, 35 partia Mundësia ndërsa 29 PSD. Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës i shtohen 20 vota, që ia kanë marrë më 11 maj.

Lajme të tjera |  “Ktheji avionët mbrapsht”: Telefonata e tensionuar Trump – Netanyahu që ndali luftën

Lëvizje të votave ka gjithashtu edhe mes kandidatëve, gjë që ka shkaktuar edhe pakënaqësi. Ilir Alimhemeti rezulton se ka 127 vota pa meritë, Ilir Meta ka 47, ndërsa 84 vota pa meritë rezulton se i ka marrë edhe Jorida Tabaku, një shifër kjo e papërfillshme duke marrë parasysh diferencën e ndjeshme nga Alimehmeti.

Në PS, 160 vota i hiqen Erion Braçes, i cili ka shprehur pakënaqësi ndaj KAS, që sipas të cilit po ia kthen votat në të pavlefshme. Numër të lartë votash pa meritë ka edhe ministri Ervin Hoxha 259, ndërsa 165 ka Fatmir Xhafaj. Olta Xhaçka ka humb 33 vota, ndërsa Blerina Gjylametit i shtohen 10 vota, që rezulton se ia kanë marrë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us