Rinumërimi, ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të gjithë i detyrohemi një ndjesë të madhe numëruesve tanë, puna dhe integriteti i të cilëve, me apo pa dashje, u vu në dyshim”.

“Tani që rinumërimi i Tiranës mbaroi, të gjithë i detyrohemi një ndjesë të madhe numëruesve tanë, puna dhe integriteti i të cilëve, me apo pa dashje, u vu në dyshim. Vajza e djem, gra e burra që sakrifikojnë çdo ditë për atë që besojnë. Respekt”, lexohet në postimin e Krujës.

Rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Qarkun e Tiranës u mbyll pas 9 ditësh, pa asnjë surprizë, duke mos ndryshuar as ndarjen e mandateve brenda partive politike dhe as mandatet mes subjekteve.

Lajme të tjera |  Sherri te opozita e re": Lapaj e Shabani flasin për shkrirje dhe replikojnë me njëri-tjetrin

Për dy prej anëtarëve të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, Koli Bele dhe Ledio Braho, procesi shërbeu më shumë për të bërë transparencë, duke hedhur poshtë akuzat e kandidatëve për parregullsi në numërimin e parë.

Demokratët që kërkuan rinumërimin dolën nga procesi me 612 vota më pak në krahasim me procesin fillestar, ndërsa PS reduktoi rezultatin me 380 vota.

Me mbylljen e procesit të rinumërimit në Tiranë, do të nisë hapja e kutive dhe për qarkun e Fierit dhe Durrësit, për të verifikuar dhe në këto qarqe numërimin e parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us