FIER-Sot është dita e dytë e rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 278 kuti nga 587 kuti. Partisë Demokratike i zbriten 72 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 40 vota nga rinumërimi. Ndryshimi i rezultatit ka lëvizur në shifra të vogla për subjektet politike.
Partisë Demokratike i zbriten 72 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 40 vota nga rinumërimi. ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por deri më tani nuk ndryshon asgjë. Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 5 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Ndërkohë Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.
Por shifrat nuk janë njëlloj për kandidatët, ku një prej tyre ka marrë 586 vota më shumë. Bëhet fjalë për kandidaten Silva Hasaj e Partisë Demokratike, të cilës i zbriten 586 vota të pamerituara. Ajo ndiqet nga Gentian Çela të cilit i zbriten 224 vota.
Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 31 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 16 vota.