Risia e re e ‘Instagram’ ka për t’ju pëlqyer shumë

‘Instagram’ po sjell risinë e re, që për shumë përdorues duket interesante. Rrjeti social më në fund po teston një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të çaktivizojnë opsionin e leximit të mesazheve.

Opsioni i ri ka funksionin që edhe nëse e keni lexuar mesazhin e dikujt, ai nuk do të shohë etiketën “shihet” poshtë mesazhit.  Mark Zuckerberg dhe Adam Mosseri njoftuan këtë veçori në kanalet e tyre të transmetimit.

‘Së shpejti, njerëzit do të jenë në gjendje të zgjedhin se kur do t’i lënë të tjerët të shohin kur i kanë lexuar mesazhet e tyre,” tha Mosseri në mesazh.

Gjithsesi ende jemi në pritje se kur do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit kjo risi.

Lajme të tjera |  Zhupa kërkon seancë dëgjimore urgjente me Gonxhen: Po fshihen gjurmët në burgun e Spaçit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us