Ristani shkarkon Goxhajn dhe Dokushin, kryetarja e deleguar: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi. Shkarkimet vijnë një ditë pasi, Ristani u riemërua në krye të Bashkisë së Tiranës. Në vend të Dokushit me urdhër të Ristanit është komanduar si Sekretare të Përgjithshme e Bashkisë së Tiranës, Jonida Halili. Kjo e fundit mbante detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës. Sipas dokumentit të shkarkimit, Goxhaj largohet nga detyra për pikën e 2-të të nenit 153. Sipas Kodit të Punës, shkarkimi i Goxhajt ka ndodhur pasi: vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punë.

Ristani shkarkon Goxhajn dhe Dokushin, kryetarja e deleguar: Nuk ka krizë

DOKUMENTI
Ristani shkarkon Goxhajn dhe Dokushin, kryetarja e deleguar: Nuk ka krizë

DOKUMENTI

Vetë kryetarja e deleguar, Anuela Ristani ka sqaruar se nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Ristani sqaroi se puna vazhdon për një Tiranë që do t’i bëjë të gjithë krenar. Sipas saj, vendimet e fundit janë marrë në kushte të informacionit të cunguar dhe në një situatë izolimi të kryetarit Eion Veliaj, duke krijuar keqkuptime dhe shqetësime të panevojshme.

Lajme të tjera |  “Nuredin Seci ka ç’aktivizuar kontaktet”/ Kompania amerikane flet për AP: Po lobojmë për non-gratën e Berishës!

Anuela Ristani: Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të siguruar vijimësinë e punëve, siç sqaroi edhe vetë dje nëpërmjet statusit të tij në rrjetet sociale, ka marrë disa vendime në kushte të informacionit të cunguar dhe në kushtet të izolimit ku ai ndodhet. Këto vendime kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm që vetë ai e sqaroi djeNuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj. Unë kam qenë 10 vite përkrah Veliajt, kam punuar kaq shumë kohë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë media, që të shuajë respektin për Veliajn dhe për respektin ndaj tij, duhet të punojmë e të punojmë. Në fund historia do kujtojë veprat dhe jo thashethemet. Dua të shpreh mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë. Të gjitha kanalet tona janë të hapura.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us