Rithemelimi i ‘shkel syrin’ Bashës, i lë një vend bosh në Komisionin për Reformat

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi duke folur nga “vendi” i Sali Berishës në selinë blu, me sa duket i ka “shkelur syrin”, grupit të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën në krye të PD-së zyrtare. Gjatë fjalës së tij, Bardhi ka bërë me dije se Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët. Një nga këta anëtarë, Gazment Bardhi e ka lënë bosh për një nga kolegët që janë “rreshtuar” krah Lulzim Bashës.

Gazment Bardhi: Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët. Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brena grupit që kanë një mendim ndryshe.

Lajme të tjera |  Pas daljes së “exit poll”-eve, reagojnë Vetëvendosje dhe PDK

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us