Rivalit të Erdogan i hiqet diploma! Imamoglu s’mund të kandidojë për president: Asnjë fije floku nuk më lëviz

Një pengesë e re duket se po del në kandidimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu. Kryebashkiaku po përballet me akuza për falsifikim dokumentesh zyrtare bazuar në një raport të përgatitur nga Këshilli i Arsimit të Lartë të Turqisë (YOK).

Autoritetet turke po shqyrtojnë dokumentet, veçanërisht diplomën e kryetarit të bashkisë së Stambollit, për të vërtetuar nëse ai e falsifikoi dokumentin ose jo. Universiteti i Stambollit pritet që sot të përfundojë raportin për diplomën e Imamoglu dhe ta dërgojë atë në Shkollën e Administrimit të Biznesit, administrata e së cilës do të nxjerrë vendimin për vlefshmërinë ose jo të diplomës, mundësisht brenda ditës ose të hënën.

Nëse i hiqet diploma, Ekrem Imamoglu nuk do të mund të kandidojë për president të vendit , pasi një diplomë e arsimit të lartë është një parakusht për këtë pozicion. Përpos akuzave kryebashkiaku deklaron se asgjë nuk do ta pengojë të vazhdojë kandidimin.

Më 23 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme për të emëruar kandidatin e partisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat, nëse nuk mbahen para kohe, janë planifikuar për në vitin 2028. Kandidati më i fortë ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan nga opozita është Imamoglu

Lajme të tjera |  Tenisti që u Zgjodh Papa i parë amerikan! Kush është Robert Prevost, kryebari i katolikëve në të gjithë botën (PROFIL)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us