Rivesh fanellën e Partizanit për herë të tretë, Skuka: Me këtë klub kam kujtime të bukura, më bindi projekti

Xhuliano Skuka rikthehet te Partizani sërish. Dibrani do të veshë për herë të 3-të fanellën e të kuqve në karrierën e tij futbollistike.

Pas zyrtarizimit te kryeqytetasit, sulmuesi ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë si “Dem” i kuq pas rikthimit. Skuka thekson se skuadra i kishte munguar shumë, pasi me këtë klub ka kujtime mjaft të bukura,

Ndër të tjera ka deklaruar se projekti e ka bindur të rikthehet dhe dëshiron të shënojë shumë gola në Europë dhe në sezonin e ri.

“Skuka, si ndihesh që rikthehesh te Partizani? Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam kujtime të bukura me këtë klub dhe mezi pres që gjithçka të konkretizohet pas datës 10 qershor.

Tifozët janë kuriozë, çfarë të shtyu të pranosh idenë për t’u rikthyer? Më ka munguar ambienti dhe pasioni që ka ky klub. Drejtuesit më treguan një projekt serioz dhe ndjeva që është momenti i duhur për t’u rikthyer aty ku jam ndjerë mirë.

Cilat janë objektivat e tua për sezonin e ardhshëm? Të jap maksimumin tim dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat, veçanërisht në Europë. Por mbi të gjitha dua të luaj rregullisht dhe të ndihmoj me gola dhe paraqitje të mira.

Çfarë mesazhi ke për tifozët e Partizanit?Ju falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. Uroj të kemi një sezon me shumë emocione dhe suksese së bashku, pas datës 10 qershor kur gjithçka do të jetë zyrtare”, ka theksuar dibrani.

Lajme të tjera |  SOT, ORA 20:45/ Dilema në mbrojtje dhe sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria. Stojkoviç mund t’i besojë formacionit fitues

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us