Romina Kuko: Zegjine Çaushi në Parlament? Edhe Zelensky ishte komedian përpara se të bëhej president

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, proces që solli fillimisht një ndryshim të përkohshëm në shpërndarjen e mandateve, duke kaluar përkohësisht mandatin nga Zegjine Çaushi te Maldrita Bardho. Pas tërheqjes vullnetare të Bardhos, mandati iu rikthye sërish Çaushit.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Kuko e konsideroi rinumërimin si një proces të vlefshëm që hodhi poshtë çdo pretendim për manipulim apo parregullsi.

“Rinumërimi ishte një ushtrim i nevojshëm që tregoi se nuk kishte tjetërsim të votës nga një forcë politike te një tjetër. Ishte një betejë brenda të njëjtit kamp dhe sistemi ynë lejon fitore edhe me një votë më shumë,” u shpreh ajo.

Lajme të tjera |  “S’ka më ‘tokë e xanun’”/ Rama publikon fotot nga hapësirat e zëna në Tiranë, thirrje bizneseve: Do të përballeni me gjoba dhe ndjekje penale

Lidhur me tërheqjen e Maldrita Bardhos nga mandati, Kuko e cilësoi si një vendim të vullnetshëm dhe një akt respekti ndaj kontributit të Çaushit, duke hedhur poshtë çdo aludim për presion politik.

Deputetja socialiste foli edhe për debatet që kanë shoqëruar paraqitjen publike të Zegjine Çaushit në rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore. Kuko vuri në dukje se shoqëria shqiptare shpesh gjykon më ashpër format alternative të komunikimit, sidomos kur ato vijnë nga gra apo të rinj.

Ajo shtoi se shqetësimi i vërtetë nuk duhet të jetë mënyra se si një politikan komunikon, por kur një politikan cenon vetë procesin demokratik.

“Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale. Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta. Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe,” theksoi Kuko.

Lajme të tjera |  “Ulen çmimet”, agjencitë imobiliare nisin fushatën në rrjetet sociale (FOTOT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us