Moderatorja Roza Lati ka folur sërish për abortin që ka kryer para disa muajsh. Teksa qëndronte e vetme në oborr, i ka rrëfyer kamerave më shumë detaje për djalin që kishte pranë.
Në rrëfimin e saj, ka listuar vetitë e tij pozitive duke theksuar se ishte i zgjuar, i shkathët dhe shumë i pasur. Por asnjë prej këtyre cilësive, nuk e ka bindur që ai të ishte babai i fëmijës së saj.
Kjo pasi, sipas Rozës, personi në fjalë, nuk ishte i bërë për të qenë baba.
“Djali më të cilin pata shtatzaninë është alamet djali. Me të gjitha të mirat. Shumë inteligjent. Shumë i pasur. Të bëje një fëmijë me të siguroje jetën me pensionin mujor. Shumë inteligjent, shumë i shkathët, shumë i pasur. Por shumë i hallakatur, karakter egoist. Jo baba për familje. E kam vetë në dorën jetën time. E zgjedh vetë çfarë do bëj. Nuk më tërheq njeri prej hunde. Kur mora vendimin as nuk pyeta njeri. E bëra me veten time”, tregon Roza.