Rozana Radi, finaliste e “BBVA 4”, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të eksperiencës në reality shoë. Ajo, përmes një postimi në Instagram, u shpreh falenderuese ndaj publikut që e vlerësoi në këtë rrugëtim fantastik.
“I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura!”, shkroi ajo.
“Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë”, vijoi Rozana, duke bërë edhe falenderimet e tjera për stafin e “BBVA 4”.
Rozana ishte përballë Gjestit, në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që fitues të ishte Gjesti.