Rrebeshet e shiut, Policia apel për kujdes për shoferët: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia Rrugore ka bërë apel për shoferët dhe për këmbësorët, që të kenë kujdes në rrugë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Në njoftimin e Policisë Rrugore, thuhet se shoferët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke treguar kujdes të shtuar.

Njoftim:

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë  duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë , në disa akse rrugore ka prezencë të ujit  dhe inerteve në rrugë, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Lajme të tjera |  “Lëri dënglat me mua ti o Blush, vazhdo mbro Metën” - Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL: Ja ç'ndodhi në gjyqin e Metës

Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë, mos përdorim të aparatit celular dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

#RespektoniRregullateQarkullimit

#NdiqniUdhezimetePoliciseRrugore ”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us