Rrëfimi i veçantë i Juljan Shehut: Botërori ëndërr, me serbët fitojmë për tifozët

Juljan Shehu po jeton një ëndërr. Risia e Silvinjos për kualifikueset e Botërorit, debutoi si titullar në takimin e dytë kundër Andorrës dhe prej atëherë po merr vëmendjen kryesore te Vidzez Lodz, klubi polak ku ai luan.

Golat në dy takimet e fundit të kampionatit polak ku janë korrur fitore, tregojnë impaktin që Kombëtarja pati te mesfushori që shihet qartë sa i ëmbël është me topin. Nga emrat e rrallë që Kombëtarja i ka si produkt të kampionatit shqiptar. 26-vjeçari vjen me një intervistë enkas për “Panorama Sport”. Nga dëmtimi i rëndë në sezonin e kaluar që e la për shumë kohë jashtë fushave, tek emocionet e aktualit. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një koment për Laçin ku fitoi emër në futbollin shqiptar. Shehu ka edhe një koment për ndeshjen që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin qershor, atë me Serbinë.

Lajme të tjera |  Te Elbasani me “laps e letër” para Vllaznisë, 1 pikë në shtëpi mjafton për t’i bërë “gjëmën” Partizanit

Tashmë një lojtar i Kombëtares. Si ndiheni?

Është ndjesi shumë e bukur të jesh pjesë e Kombëtares dhe të përfaqësosh kombin tënd. Ndihem shumë krenar për këtë gjë. Ftesa e Shqipërisë dhe besimi nga Silvinjo për të marrë minuta që në grumbullimin e parë. Emocionet ishin të mëdha që nga momenti që mora ftesën deri te debutimi nga minuta e parë kundër Andorrës. E kam thënë dhe më parë, për mua është një ëndërr e bërë realitet. Padyshim ato ishin nga ditët më të bukura të jetës sime.

Deri ku mendoni se mund të shkoni në këto kualifikuese?

Shqipëria ka një ëndërr, e cila është Botërori. Dhe ne do luftojmë deri në momentin e fundit për ta bërë këtë ëndërr realitet.

Lajme të tjera |  Gjithçka e hapur për mbijetesën dhe “Final 4”, njihuni me 5 sfidat e sotme të Superiores

Një pjesë ka filluar të flasë për ndeshjen me Serbinë. Çfarë duhet të presin tifozët?

Serbia është ekip i fortë, ka lojtarë me kualitet të lartë, por nuk më pëlqen të veçoj emra. Duhet të përgatitemi për të fituar kundër Serbisë dhe të festojmë bashkë me tifozët tanë.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us