Rrezikohej në Sierra Leone, shqiptari riatdhesohet në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një 19-vjeçari shqiptar, të cilit i rrezikohej jeta në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë u bë nga e ëma e të riut, të identifikuar me inicialet F. T., pasi ky i fundit kishte ngecur në Fritaun. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua që i rikthehej në atdhe pranë familjes së tij.

NJOFTIMI I MEPJ:


Një histori shprese dhe angazhimi i përbashkët! Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij. MEPJ shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen.

Lajme të tjera |  “Qumësht trëndafili dhe mjaltë delesh ‘Made in Albania’”/ Rama publikon serinë tjetër të filmit “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us