Rrezikon të dalë pa trofe këtë sezon, Interi merr vendimin për Simone Inzaghin

Ëndrra e Interit për tripletë këtë sezon u shua. Pavarësisht se u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League përballë Bayernit, zikaltrit u eliminuan nga Milani në Kupën e Italisë.

Një nga frikërat më të mëdha të Interit këtë sezon, është të dalë pa asnjë trofe të fituar dhe e rrezikon seriozisht. Aktualisht ekipi zikaltër kryeson tabelën e Serie A, por është me pikë të barabarta me Napolin e vendit të dytë.

Në rast se skuadrat do të dalin me pikë të barabarta deri në fund, do të kenë një ndeshje direkte. Nga ana tjetër, Interi rrezikon të dalë pa trofe edhe në Champions pasi në gjysmëfinale përballet me Barcelonën.

Lajme të tjera |  “As ndaj Elbasanit nuk e diskutojmë “Final 4”, Domgjoni: Ne jemi Partizani dhe kemi besim në kualitetet tona

Por siç raportojnë mediat italiane, stoli i Simone Inzaghit nuk do të rrezikohet aspak. Në kampin e Interit ky sezon quhet i suksesshëm, edhe në rast se italiani nuk arrin të fitojë asnjë trofe, Simone Inzaghi do të rinovojë kontratën me Interin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us