Partizani do të përballet këtë të shtunë në transfertë me Bylisin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, nis në orën 15:30.
Në prag të këtij dueli ka folur portieri i të kuqve, Pano Qirko. Përsa i përket rivalitetit me Alban Hoxhën, Qirko thotë se kjo nuk ndikon te marrëdhënia e tyre, madje ai mëson shumë nga eksperienca e legjendës së portës së Partizanit.
Rrezik për vendin e titullarit me Alban Hoxhën?
Nuk mendoj se është rrezik. Ne e dimë dhe stërvitemi çdo ditë me Albanin. Kjo gjë mua më ndihmon shumë, sepse e di që Albani eshtë një nga portierët më të mirë në Superiore, ka eksperiencën e tij. Çdo ditë që unë stërvitem me të aq më shumë gjëra mësoj. Siç është trajneri edhe Albani më jep këshillat e duhura.
Çfarë ka ndryshuar në skuadër?
Mendoj stabiliteti në mbrojte është pika kyçe, mendoj ritmi. Me atë stabilitet që kemi krijuar mund të bëjmë mirë në kampionat dhe kjo mund të jetë gjeja e duhur. Edhe unë edhe Albani besoj se ndjehemi mirë me atë stabilitet në mbrojte.
Eshtë fundi i kampionatit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme në këtë situatë që kemi ardhur. Na pret një ndeshje e vështirë me Bylis. Siç ata kanë nevojë për pikët e tyre , ashtu kemi edhe nevojë për pikët tona. Jemi vetem një pikë larg , thjesht duhet të mendojmë për ndeshjen tonë pa e patur mendjen se çfarë bën Elbasani. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja në Ballsh, të japim 100% tonë , të kemi stabilitet dhe mendoj që do të arrijmë atë që duam.